PëRVJETORI I ALFA ROMEO: ​ 113 VITE HISTORI DHE 100 VITE PASION​

Alfistë nga e gjithë bota, faleminderit!​​

 

Një grup entuziastësh të Alfa Romeo u bashkuan në Museo Storico Alfa Romeo gjatë 24 dhe 25 Qershorit për të festuar 13 vjetorin e Markës, duke marë pjesë në shumë aktivitete emocionuese, takime, parada dhe gjetje thesari. ​​

 

Java e kaluar në Arese ishte plot emocione – mundësia unike për të admiruar historinë e Quadrifoglio. Emblema jonë legjendare lindi 100 vjet më parë, kur Ugo Sivocci fitoi Targa Florio duke drejtuar legjendaren Alfa Romeo RL. Që atëher, Quadrifoglio është kthyer në simbol fati dhe performancë që përfaqëson natyrën sportive të Markës dhe trashëgiminë e saj të garave. Më herët gjatë këtij viti, Alfa Romeo nderoi të kaluarën me një edicion të limituar – Giulia dhe Stelvio Quadrifoglio 100° Anniversario Special Series- të cilat janë shitur tashmë.​​