ALFA ROMEO TONALE E RE

Elegancë që lëviz, fuqi që ndjehet në çdo kthesë

Pjesa e jashtme

Tonale e re është thelbi i ADN-së Alfa Romeo; më e fuqishme, më e guximshme dhe me një dizajn që bie në sy menjëherë.

Stema e re tridimensionale në formë V, frymëzuar nga Alfa Romeo 33 Stradale, shoqërohet me hapje më të mëdha për një identitet familjar më sportiv dhe ikonik.

Me dizajnin e tyre modern dhe përfundimin dykolor, rrotat 20” Fori mishërojnë shpirtin sportiv të Tonale me një stil të ri dhe të guximshëm. Përveç tyre, Tonale mund të pajiset edhe me rrota 17” Aerodinamico, 18” Petali ose 19” Stile që plotësojnë karakterin e saj unik.

Parakolpi i ri, me linja më të theksuara i japin Tonale-s një pamje edhe më të fuqishme plot karakter dhe personalitet.

Në xhamin e pasmë të majtë të Tonale Ibrida Plug-In Q4 shfaqet me elegancë logo e Electro-Biscione, një detaj i hollë, por plot karakter, që tregon evolucionin elektrik dhe ADN-në garuese të Alfa Romeo-s.

Fenerët Full-LED Adaptive Matrix 3 + 3 rregullojnë automatikisht rrezen e dritës për ndriçim maksimal dhe përdorin teknologjinë Glare-Free High Beam që parandalon verbimin e mjeteve që vijnë përballë.

Pjesa e brendshme

I përqendruar te drejtuesi dhe i rafinuar në çdo detaj, interiori i Tonale-s së re ndërthur karakterin sportiv me një dizajn të pastër dhe minimalist.

Ambient lighting i ri, me opsione shumëngjyrëshe e pasuron pjesën e brendshme të Tonale-s me një atmosferë elegante dhe moderne, duke theksuar çdo detaj të saj.

Timoni sportiv prej lëkure ofron një ndjesi të rafinuar dhe dinamike duke rritur kontrollin dhe stilin në çdo drejtim.

Një dizajn elegant dhe modern i hapësirës qendrore, i theksuar nga instrumenti i ri rrotullues i marsheve. 

Alfa Romeo DNA: tre modalitete, një përvojë e pandërprerë. Dynamic (D) rrit performancën dhe sportivitetin; Natural (N) siguron drejtim të ekuilibruar për përdorim të përditshëm; Advanced Efficiency (A) maksimizon efikasitetin dhe autonominë elektrike. Në modalitetin “A”, Tonale Ibrida Plug-In Q4 funksionon plotësisht me energji elektrike.

Sediljet Alcantara Cannelloni në ngjyrë të zezë dhe të bardhë, me mbështetëse anësore të bardha, funksion ngrohjeje dhe rregullim elektrik me 8 pozicione, mishërojnë ADN-në sportive të Alfa Romeo përmes kontrastit të guximshëm dhe rafinimit të veçantë.

Qepjet dekorative në kontrast shtrihen përgjatë panelit të përparmë dhe paneleve të dyerve, duke shtuar një prekje të ndjeshme, por të sofistikuar, që e çon në një nivel më të lartë përfundimin e brendshëm te Tonale e re. 

Alfa Connect Services
EPOKA E RE E LIDHJES DIGJITALE

Alfa Connect Services ju ofron aplikacione digjitale, sisteme online dhe paketa të dedikuara që e bëjnë jetën tuaj më të lehtë dhe ju lejojnë të menaxhoni Alfa Romeo Tonale nga kudo që ndodheni. Përjetoni një nivel të ri të përvojës së drejtimit.

Sqarim

* Konsumi i karburantit për serinë Alfa Romeo Tonale ICE (l/100 km): 5,9 – 5,3; Emetimet e CO₂ (g/km): 145 – 128. Konsumi i karburantit për Tonale Plug-in Hybrid Q4 (l/100 km): 3,7 – 3,4; Konsumi i energjisë elektrike (kWh/100 km): 12,7 – 12,3; Emetimet e CO₂ (g/km): 83 – 77. Të dhënat janë të përditësuara sipas homologimit të Tetorit 2025 dhe paraqiten vetëm për qëllime krahasimi.

Imazhet janë treguese dhe kanë vetëm qëllim ilustrues. Disa pamje mund të paraqesin aksesorë dhe/ose pajisje që nuk janë pjesë e konfigurimit standard dhe që kur automjeti të jetë i disponueshëm, do të kërkojnë porosi specifike dhe pagesë shtesë.

Aty ku sportiviteti arrin kulmin e tij

Alfa Romeo Tonale Sport Speciale

Sport Speciale mishëron shpirtin më sportiv të markës, me elementë dizajni ekskluzivë, brendësi të rafinuar dhe pajisje premium. Nga gomat mbresëlënëse 20” deri te ndriçimi unik ambiental dhe sediljet Alcantara®, çdo detaj pasqyron pasionin e Alfa Romeo për stilin, dinamizmin dhe performancën.

Shërbimi i Klientit

Mbështetuni në ekipin tonë

Shërbimi ynë i përkushtuar i mbështetjes do t'ju përgjigjet të gjitha pyetjeve tuaja dhe do t'ju udhëheqë në çdo hap të procesit të blerjes.

 

Tashmë një klient i Alfa Romeo?

Na kontaktoni për më shumë informacion në lidhje me makinat tona ose shërbimet tona pas shitjes.

 

Keni nevojë për ndihmë për të blerë makinën tuaj të re?

Na telefononi për të mësuar më shumë rreth makinave tona ose për të marrë ndihmë gjatë blerjes.

Shërbimet Financiare

Zgjidhje per blerjen

Gjeni një gamë të gjerë shërbimesh financiare dhe produkte sigurimesh për blerjen e Alfa Romeos tuaj.