Alfa Romeo 33 Stradale fiton çmimin “Supermakina e Vitit” në “Automobile Awards 2024”

Alfa Romeo 33 Stradale ka fituar çmimin “Supermakina e Vitit” në eventin “Automobile Awards 2024”. Ky çmim prestigjioz vjen vetëm disa ditë para dorëzimit të njësisë së parë të kësaj kryevepre, një projekt që u realizua në vetëm dy vjet.

33 Stradale përfaqëson një vizion guximtar, duke bashkuar artin italian dhe inovacionin për të risjellë në jetë një nga makinat më ikonike të historisë. Në vitin 1967, origjinali 33 Stradale vendosi standardin për bukurinë dhe performancën, ndërsa pasardhësi i tij e ruan me krenari këtë trashëgimi.
 

Çmimi i akorduar nga një juri e ekspertëve ndërkombëtarë të sektorit të automobilizmit dhe gazetarë, vlerëson dizajnin dhe inxhinierinë e jashtëzakonshme të Alfa Romeo 33 Stradale që fitoi ndaj supermakinave italiane si Maserati GT2 Stradale dhe Ferrari F80. Çmimi iu dorëzua Drejtores së Komunikimit të Stellantis Francë, Marion Beyret në Klubin e Automobilit të Francës në Paris.