ALFA ROMEO NË FUORICONCORSO 2025: IKONAT E GARAVE NË EKSPOZITË NË LIQENIN COMO

Më 24–25 maj, Alfa Romeo ishte në qendër të vëmendjes në FuoriConcorso 2025, eventi ekskluziv i botës së automobilizmit që zhvillohet paralelisht me Villa d’Este, në mjedisin magjepsës të Liqenit Como. Si Partner Zyrtar, Alfa  Romeo e shndërroi Villa Sucota në “Casa Alfa Romeo”, një hapësirë e dedikuar për të prezantuar trashëgiminë e saj të pasur në garat automobilistike, përmes një përzgjedhjeje të kujdesshme modelesh ikonike.

 

Me temën e këtij viti, “Velocissimo – Makinat utaliane të garave”, u ekspozuan disa prej makinave më legjendare të garave, si: 6C 1750 Gran Sport (1930); Giulia TZ2 (1965); 33 TT 12 (1975) dhe GP Tipo 159 “Alfetta” (1951). Secila prej tyre përfaqëson një epokë të veçantë të historisë së Alfa Romeo në pistë.

 

Ekspozita plotësohet nga 33 Stradale e re, një model bashkëkohor e ikonës së vitit 1967. Me vetëm 33 njësi të prodhuara, ky model mishëron kombinimin perfekt mes dizajnit, inovacionit dhe performancës, duke dëshmuar se Alfa Romeo vazhdon të shikojë nga e ardhmja me të njëjtin pasion që e ka karakterizuar që nga viti 1910.

 

FuoriConcorso nuk është thjesht një festim i së kaluarës, është një shprehje e gjallë e shpirtit të përhershëm të sportivitetit, bukurisë dhe shpejtësisë italiane që përfaqëson Alfa Romeo.