100THVJETORI I MONZA CIRCUIT: ​ ALFA ROMEO FESTON ME TRIBE DAYS​

Për 100 vjetorin e Monza Circuit, Alfa Rome ka organizuar një event spektakolar internacional dedikuar pasionit të Alfa Romeo “Tribe” dhe lidhjes së pathyeshme të Markës me pistën. Rëndësia e eventit përfaqësohet nga dy lokacione: Muzeu Arese dhe Balocco Proving Ground.​

 

100 Giulia GTAs nga 500 të prodhuarat do të jetë protagonist në datat 10 dhe 11 Shtator për të nderuar 100 vite motorsport, që lidh Alfa Romeo-n me pistën e Monza. Të pranishëm në event do të jenë edhe 112 koleksionistë, anetarë të Klubit nga gjithë Europa: secili prej tyre do të përfaqësohen nga modelet më unike të Markës për të festuar 112 vite histori nga Marka legjendare Italiane.​

 

Do të jetë një fundjavë plot me festime, ku do të organizohen edhe dy parada të jashtëzakonshme: e para do të marë pjesë në pistën historike në 10 Shtator, dhe në 11 Shtator do të organizohet parada e dytë drejt pistës së garës Monza, nga Muzeu Arese duke kaluar disa nga vendet më të rëndësishme të qytetit të Milanv.​