Le Mans Classic 2023: Giulia dhe Stelvio Quadrifoglio, debutimi i tyre​

Nga 29 Qershori deri në 2 Korrik, Alfistët nga gjithë bota takohen në Montlhery dhe Le Mans për edicionin e dytë të Alfa Romeo Tribe Days. Një event i organizuar për të festuar 100 vjetorin e Quadrifoglio dhe 24h e Le Mans, gara legjendare e fituar nga Alfa Romeo 4 herë radhazi – eventi ishte një sukses spektakolar.​

 

Në Le Mans Classic 2023, vizitorët patën mundësinë të admironin shumë automjete historike dhe edicione speciale. Giulia dhe Stelvio Quadrifoglio tërhoqën gjithë vëmendjen, me debutimin e tyre në lokacionin e jashtëzakonshëm: Circuit de la Sarthe. Me këto automjete të reja, Marka do të krijojë një të ardhme ku tradita dhe inovacioni bashkohen për të shpalosur një kapitull të ri emocionues në historinë fisnike të sportivitetit Italian. ​

 

Alfistët që morën pjesë në Tribe Days patën mundësinë edhe të bëheshin pjesë e eventeve speciale dhe të shijonin eksperiencën emocionuese të drejtimit: 3 ditë plot pasion me Alfa Romeo.​