ALFA ROMEO 33 NE QENDER TE SKENES “CONCORSO D’ELEGANZA VILLA D’ESTE”​

Alfa Romeo 33 shkëlqen në këtë event prestigjioz të automobileve në të gjithë botën, që daton prej vitit 1929.​​

 

“Concorso d’Eleganza Villa d’Este” me Villa Erba, ku u festua njëqindvjetori i 24h të Le Mans.  Kjo është arsyeja përse  Alfa Romeo prezantoi dy modele historike, 33/2-liter “Daytona” (1968) dhe 33 TT 12 (1975) që të dyja u shfaqën në pistën franceze. ​​

 

Alfa Romeo 33/2 litra "Daytona" është emblema e shpirtit fisnik sportiv të Markës. Pasi fitoi të dytin nga dy kampionatet botërore F1 me “Alfetta” 158-159 dhe u tërhoq nga gara në vitin 1951, Alfa Romeo u rikthye në skenën ndërkombëtare me Autodelta (1963), departamenti zyrtar i garave të kompanisë Milan, duke festuar 60 përvjetorin.​

 

Tipo 33 është një familje automobilesh që dominuan skenën për një dekadë, nga viti 1967 deri në 1977, jo vetëm në pistë, por edhe në rrugë. 33 Stradale - versioni i miratuar nga tipi i racing 33 - mbetet një emblemë stili për Markën, rafinimi i dizajnit dhe bukurisë kushtuar performancës. Nuk është çudi që hyri në histori duke e përcaktuar atë si një nga automjetet më të bukura në botë.​