ALFA ROMEO FESTON 115 VITE PASION, INOVACION DHE SPORTIVITET ITALIAN

Më 22 qershor, Alfa Romeo festoi 115-vjetorin e saj në Muzeun Historik të brandit në Arese, një event që kujtoi të kaluarën legjendare të markës dhe shfaqi një vizion të guximshëm për të ardhmen. Mijëra adhurues dhe mbi 300 klube zyrtare të Alfa Romeo nga e gjithë bota u mblodhën në një ditë të mbushur me gara, ekspozita dhe festime. Një nga momentet më të veçanta ishte formacioni përkujtimor me 115 automjete Alfa Romeo që shkruanin “Alfa Romeo 115” në pistën e muzeut, një moment mbresëlënës për një komunitet të bashkuar nga pasioni i përbashkët.

Po atë ditë u festua 10-vjetori i rihapjes së muzeut ku u zhvillua Takimi Zyrtar i Klubeve, një paradë historike makinash dhe një konferencë “Backstage” mbi trashëgiminë e modelit 33 Stradale.

Për të festuar këtë përvjetor të rëndësishëm, Alfa Romeo publikoi gjithashtu një video festive që rikthen në vëmendje disa nga arritjet më ikonike të vitit. Filmi e vendos theksin në momente kyçe si publikimi i librit “Alfa Romeo 33 Stradale”, i cili rrëfen historinë e këtij modeli unik nëpërmjet intervistave ekskluzive dhe imazheve të rralla. Gjithashtu theksohen partneritetet strategjik me ekipin e lundrimit Luna Rossa dhe kampionen e tenisit Jasmine Paolini, si dhe suksesi i modelit Alfa Romeo Junior, me mbi 42,000 porosi që nga lançimi.

Këto histori pasqyrojnë një brand që lëviz, gjithmonë e rrënjosur në histori, e ushqyer nga pasioni dhe e drejtuar drejt së ardhmes nga inovacioni dhe guximi.