PILOTI I FORMULA 1, VALTTERI BOTTAS REALIZON TESTET PËRFUNDIMTARE TË 33 STRADALE
Piloti i Formula 1, Valtteri Bottas u bashkua me ekipin inxhinierik të Alfa Romeo në Balocco Proving Ground për të testuar “prototipin 00” të 33 Stradale. Bottas dha vlerësime prej eksperti për të ndihmuar në perfeksionin përfundimtar të makinës.
Si një posdeues i Giulia GTAm dhe anëtar i “Club 33”, Bottas e konsideroi 33 Stradale afër përsosmërisë. “Makinë që të bën të ndihesh rehat që në momentin e parë. Reagim i shpejtë, argëtuese dhe e pagabueshme, duke treguar karakteristikën e pastër mekanike të Alfa Romeo-s”, deklaroi Bottas.
I pajisur me një motor V6 me turbo të dyfishtë 620+ kuaj fuqi, 33 Stradale arrin 333 km/h dhe nga 0 në 62 mph në më pak se tre sekonda. Gjatë testeve me shpejtësi të lartë, Bottas vlerësoi reagimin intuitiv, frenat qeramike me karbon Brembo dhe dizajnin e fokusuar tek shoferi.
Gjithashtu, Bottas testoi edhe Junior 280 Veloce elektrik, duke përjetuar angazhimin e Alfa Romeo-s për modelet elektrike duke shprehur kënaqësinë e veçantë të drejtimit.
Ky sesion nxjerr në pah dëshirën e pafundme të Alfa Romeo-s për inovacion, performancë dhe mjeshtëri italiane.