ALFA ROMEO, PARTNER ZYRTAR ME LUNA ROSSA NË EDICIONIN E 38-TË TË AMERICA’S CUP

Alfa Romeo ka kënaqësinë të njoftojë partneritetin e saj zyrtar me Luna Rossa, ekipin legjendar italian të lundrimit, në kuadër të Edicionit të 38-të të America’s Cup, gara më prestigjioze në botë për lundrimin, e cila do të zhvillohet për herë të parë në Itali në vitin 2027, në Gjirin e Napolit.

 

Ky partneritet bashkon dy ikona italiane që identifikohen nga vlera dhe vizion i përbashkët: të shndërrojnë pasionin në performancë, identitetin në stil dhe garën në inovacion. Një sinergji e natyrshme, e prezantuar përmes një videoje emocionuese dhe të fuqishme të markës, e cila përçon thellësisht frymën e këtij bashkëpunimi unik.

 

Lajmi u publikua gjatë një eventi dixhital me pjesëmarrjen e CEO-s së Alfa Romeo, Santo Ficili, Drejtorit të Marketingut, Komunikimit dhe Projekteve Strategjike, Cristiano Fiorio, si dhe Drejtorit të ekipit Luna Rossa, Max Sirena. Në videon e plotë të eventit, shfaqet lidhja e thellë mes rrugës dhe detit: elementë të ndryshëm, por me të njëjtin instikt dhe dëshirë për të sfiduar.

 

Bashkëpunimi nis me pjesëmarrjen e Luna Rossa në Edicionin e 43-të të Mille Miglia, në timonin e një Alfa Romeo 1900 Super Sprint të vitit 1956, pjesë e koleksionit historik të markës. Ky është vetëm fillimi i një partneriteti që shkon përtej ekspozimit, i bazuar në përvojë të ndërsjellë dhe përkushtim për të zhvilluar zgjidhje performante të teknologjisë më të lartë, nga materialet e avancuara deri te menaxhimi i të dhënave dhe performancës.

 

Me këtë njoftim, Alfa Romeo hap një kapitull të ri në trashëgiminë e saj garuese, aty ku inovacioni dhe ekselenca italiane ecin përpara, në tokë dhe në det.