ALFA ROMEO TONALE ARRIN SHIFRËN E 100.000 MAKINAVE TË PRODHUARA

Dinamika e shkëlqyer në drejtim, dizajni i patjetërsueshëm italian, teknologjia rekord dhe lidhja digjitale e nivelit të lartë. Ky është kombinimi perfekt që e ka bërë Tonale një ambasador global e markës Alfa Romeo dhe falë karakterit të tij të veçantë, tashmë ka arritur shifrën simbolike prej 100,000 makinash të prodhuara.

 

Tonale i 100,000-të u prodhua në fabrikën “Giambattista Vico” të Stellantis në Pomigliano d'Arco (Napoli), një pikë referimi për sistemin industrial italian.

 

E lançuar në vitin 2022, Tonale përfaqëson plotësisht stilin ikonik të Alfa Romeo, proporcione të balancuara, vëmendje ndaj detajeve dhe teknologji të avancuar, të gjitha të kombinuara me motorë hybrid dhe plug-in hybrid, të krijuar për të ofruar efikasitet maksimal, karakteristike e markës.

 

Që në prezantim, Tonale u vlerësua me çmime të rëndësishme si “Europe Car 2023” nga UIGA dhe “New Car of the Year 2023” nga revista Quattroruote. Suksesi vazhdoi edhe në skenën ndërkombëtare ku në Shtetet e Bashkuara, revista prestigjioze Green Car Journal e shpalli atë “Green SUV of the Year™2024”.