100 VJETORI I CIRCUIT MONZA: NJË VIDEO TRIBUT I EKIPIT ALFA ROMEO F1 ORLEN
Për të festuar 100-vjetorin e Monza Circuit, të mërkurën, më 7 shtator, Alfa Romeo filloi një seri eventesh të shumta me një video emocionuese të Valtteri Bottas në bordin e Alfa Romeo F1 Team ORLEN, nëpër rrugët e Milanos.
Është një moment i veçantë për motorsportin italian. Monza Circuit është pista ku, më 3 shtator 1950, Alfa Romeo fitoi titullin e parë të Formula 1 në historinë e saj me Alfetta 158 të Nino Farinës. Ato momente të veçanta të skalitura në historinë e Formula 1, mes Alfa Romeos dhe Monzës, rikthehen sërish këtë vit.
Me pilotin finlandez Valtteri Bottas në timon, Formula 1 udhëton në Milano, në disa nga vendet simbolike të qytetit: Piazza Duomo, Piazza San Babila, Porta Nuova, Stacioni qendror madhështor, distrikti CityLife, Portello - ku në vitin 1910 ishte vendi i parë i prodhimit të Alfa Romeo. Këtu 112 vjet më parë, me emrin Anonima Lombarda Fabbrica Automobili, Marka u prezantua në botë për herë të parë, dhe do të mbetej një legjendë autentike e sportit të automobileve.