Alfa Romeo Junior, finaliste për çmimin “Makina e Vitit 2025”
Alfa Romeo Junior, finaliste për çmimin “Makina e Vitit 2025”
· Alfa Romeo Junior, mes 7 finalisteve që konkurrojnë për çmimin ndërkombëtar “Makina e Vitit 2025”.
· Juria ndërkombëtare përbëhet nga 60 gazetarë të sektorit automotiv nga 23 vende. 42 modele makinash të hedhura në treg në vitin 2024 ishin pjesë e konkursit.
· Në vijim, juria që do të përzgjedhë “Makinën e Vitit”, do të fokusohet tek 7 finalistët. Pas vlerësimit të secilit prej tyre sipas kritereve specifike, modeli fitues do të shpallet më 10 Janar 2025, në panairin ndërkombëtar në Bruksel.
· Mbërritja në fazën finale të një çmimi ndërkombëtar të këtij niveli, është një arsye për të qenë tepër krenarë. Gjykimi pozitiv i ekspertëve kryesorë të sektorit është shpërblimi për një projekt të jashtëzakonshëm, duke e rikthyer Alfa Romeo në segmentin kompakt.
Alfa Romeo njofton me krenari se ka arritur në fazën finale në garën për çmimin ndërkombëtar “Makina e Vitit 2025”. Junior u testua në rrugë dhe u vlerësua nga një juri ekspertësh të fushës, e përbërë nga 60 gazetarë të sektorit automotiv nga 23 vende evropiane.
Në garë ishin fillimisht 42 makina dhe tashmë kanë mbetur vetëm 7. Modelet finaliste do t'i nënshtrohen analizave të mëtejshme teknike dhe testeve dinamike. Nga 7 prej tyre, makina me numrin më të madh të votave do të shpallet “Makina e Vitit” në Motor Show në Bruksel më 10 Janar 2025.
Sportiv në zemër, përmasa kompakte dhe stil italian në shikim të parë. Junior përfaqëson për të gjithë, një portë të re në botën e Alfa Romeo, fansat e markës dhe më gjerë, të cilët kanë pritur rikthimin e fuqishëm të brandit. Për të luajtur një rol kryesor, Alfa Romeo ofron modelin kompakt më sportiv dhe më emocionues në të gjithë serinë, e cila mund të tërheqë një brez të ri fansash alfistë. Junior është gjithëpërfshirës dhe i ofron të gjithëve mundësinë për të hyrë në një makinë të veçantë dhe tërheqëse. Misioni është të fitojë një brez të ri, përmes një gjuhe të re dizajni. Qëndrimi i palëkundur është aftësia e saj e lindur për sportivitet, e synuar si një përvojë tërheqëse në përdorimin e përditshëm.
Junior propozohet si një model i lezetshëm dhe unik, duke kombinuar një stil magjepsës me teknologjinë më të avancuar për sa i përket komoditetit, lidhjes dhe dinamikës së drejtimit. Rehati e pakompromis, siç dëshmohet nga bagazhi më i madh mes konkurrentëve premium (400L).
Junior është i disponueshëm në versionin “Hibrid” me një motor VGT Hybrid 48V me 136 kuaj fuqi, i pari në këtë kategori me opsionin Q4 me lëvizje në të gjitha rrotat. Gjithashtu, është e disponueshme edhe në versionin “Elektrik” në dy variante fuqie; me 156 kuaj fuqi dhe autonomi deri në 410 km, si dhe “Veloce” me 280 kuaj fuqi, mishërimi i ADN-së sportive të Alfa Romeos.