JASMINE PAOLINI, AMBASADORJA E RE E MARKËS ALFA ROMEO
Me krenari të veçantë ju njoftojmë se Jasmine Paolini është ambasadorja e re e markës Alfa Romeo. Ky partneritet i ri krijon një dyshe të përkryer mes dy ikonave të vendosmërisë, pasionit dhe shpirtit Italian, vlera që qëndrojnë në thelb të guximit që na bashkon.
Me një listë gjithnjë në rritje arritjesh dhe një buzëqeshje çarmatosëse, tenistja e re toskane mishëron më së miri vlerat e Alfa Romeo: elegancën, performancën dhe inovacionin, duke përfaqësuar në mënyrë të shkëlqyer ekselencën italiane përmes qëndrueshmërisë, aftësive dhe dozes me “energji pozitive” që e bën jetën më të lehtë dhe më të bukur për t’u jetuar.
Si Ambasadore e Markës, gjatë muajve në vijim Jasmine Paolini do të jetë protagoniste e disa fushatave dhe nismave të komunikimit të Alfa Romeo, duke përfaqësuar markën në evente kombëtare dhe ndërkombëtare, dhe duke forcuar imazhin e saj si simbol i stilit italian dhe performancës emocionuese në skenën globale.
Ashtu si çdo model i familjes “Biscione” që është projektuar për të shkëlqyer në çdo kontekst, edhe Jasmine përballet me çdo sfidë me një stil dhe vendosmëri të pakrahasueshme, që i lejojnë të kapërcejë çdo pengesë, falë një pasioni që ngjall emocione të thella dhe të papërsëritshme tek publiku në mbarë botën.