QUADRIFOGLIO COLLEZIONE ËSHTË GATI: GIULIA DHE STELVIO NË LIMITED EDITIONS

Alfa Romeo prezanton modelet limited editions: Giulia Quadrifoglio Collezione dhe Stelvio Quadrifoglio Collezione, duke rikthyer në jetë një trashëgimi të më shumë se një shekulli.

 

Kushdo që e do Alfa Romeo e di se një simbol mund të mbajë një domethënie të jashtëzakonshme. Stema four-leaf ka qenë pjesë e historisë së garave të markës që në fillim, duke u shfaqur në Alfa Romeo RL të pilotuar nga Ugo Sivocci gjatë fitores në Targa Florio në vitin 1923. Më vonë, ajo u bë simboli që dallonte performancën e Alfa Romeo-s, duke mishëruar një kombinim unik të përsosmërisë teknike dhe dizajnit të pagabueshëm.

 

Sot, historia rikthehet me dy modele limited editions, të prodhuara vetëm në 63 njësi, një numër që i kushtohet legjendës Quadrifoglio, e cila u shfaq për herë të parë në një makinë prodhimi në vitin 1963.

 

Njësitë unike të Quadrifoglio Collezione prodhohen në fabrikën e Cassino-s, atje ku mjeshtëria tradicionale italiane takon teknologjinë më të avancuar. Dizajni Alfa Romeo shprehet në çdo detaj. Brenda, kabina ofron një atmosferë të ngrohtë dhe mikpritëse, me sedilje Sparco me guaskë karboni, lëkurën dhe Alcantara-n më të rafinuara, të zbukuruara me numërim të qepur, nga “1 di 63 Collezione”. Emocioni i pastër Alfa Romeo gjëmon nën kofano, tashmë edhe më i veçantë falë sistemit të shkarkimit Akrapovič. Fibra e karbonit, simbol i shpirtit sportiv Quadrifoglio, shfaqet në detaje të çmuara, ndërsa stema e Alfa Romeo paraqitet te ferrotat.

 

Të certifikuara si “Instant Classics”, Quadrifoglio Collezione mishërojnë vlerat e markës: Italinë, sportivitetin, të kuqen dhe emocionin që ndjehet sapo i jep gaz.